Vrasje, kokainë dhe “imunitet” ndaj atentateve! Kush është Elvis Gaçaj, i dyshuari për vrasjen e ish- policit

  • 09 October 2019 - 17:06
Vrasje, kokainë dhe “imunitet” ndaj atentateve! Kush është Elvis Gaçaj, i dyshuari për vrasjen e ish- policit

Policia arrestoi në Durrës të shumë kërkuarin Elvis Gaçaj si edhe shokun e tij Klajdi Drizaj, i cili tentoi t’i largohej policisë në momentin e operacionit.

Ky është moment ku 44-vjeçari Gaçaj bashkë me mikun e tij shoqërohen në ambientet e policisë së qytetit bregdetar.

Elvis Gaxhaj udhëtontë më një automjet tip BMË Seria 1 dhe ka hedhur një pistoletë të markës Ceke në rrugë. Forca të shumta policiore ju vunë në ndjekje gjatë operacionit të koduar Taulantia”, duke sekuestruar edhe 26 fishekë.

Gaçaj është një nga personat e dyshuar se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Porcelanit në Tiranë. Një muaj pas vrasjes Malkos, 44-vjeçari Gaçaj bashkë me vëllezërit Duka e 5 të tjetër u shpallën në kërkim nga gjykata e Tiranës. Por gjykata e kryeqytetit e delegoi dosjen për moskopetencë pranë gjykatës së Krimeve të Rënda  për akuzat e  “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gaxhaj është një emër i njohur për drejtësinë Shqiptare, me një “Cv” të pasur kriminale.

Ai ka qenë i akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje por që ka mundur t’ia hedhë paq. Gaxhaj u prangos në prill të këtij viti, bashkë me Leonard Dukën, një një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistol dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi  për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie”.

Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. 44-vjeçari i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të. Plumbat e nisur për Gaçajn i morën jetën të dashurës së tij dhe 22-vjeçarit dhe Kevin Rugovës.

Por për Elvis Gaçajn, ai atentat nuk është i pari. Në dy vjet ai u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ku sulmet ishin kryer me eksploziv.

Nga hetimet e policisë së antidrogës së kryeqytetit ka rezultuar se Elvis Gaçaj është një ndër personat që ka monopolin e shpërndarjes së kokainës në Tiranë, si edhe të lokaleve të natës me muzikë Live. 

(Kosova Sot Online)