Çka prodhoi rezultati i 6 tetorit në Kosovë?

  • 09 October 2019 - 19:26
Çka prodhoi rezultati i 6 tetorit në Kosovë?

Zgjedhjet që u mbajtën me 6 tetor i thyen bastionet e partive politike, duke e nxjerrë Vetëvendosjen si fituese të zgjedhjeve në Kosovë, e pasuar nga LDK, PDK, AAK, dhe Nisma, e cila nuk e kaloi fare pragun zgjedhor.

E analistët thonë se sovrani në këto zgjedhje e dëshmoi se është vetëdijesuar. Sipas analistëve, nga kjo që është parë në këto zgjedhje, dëshmohet se shoqëria kosovare po fillon të pastrohet dhe dekriminalizohet, duke filluar nga gjeneratat e politikanëve të shpenzuar dhe të dështuar në këto dy dekada. Analistët thonë se po fillon të instalohet një gjeneratë e re politikanësh, e cila shumë shpejtë do ta nxjerr jashtë loje gardën e vjetër në Kosovë.

Image
Krenar Shala


E në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online" foli analisti politik, Krenar Shala.

"Mendoj që zgjedhjet e 6 tetorit kanë prodhuar një rezultat i cili do ta ndajë periudhën e kapjes së shtetit ku shteti është parë si mjet për plaçkë, me periudhën ku shteti i hyn ni faze të re të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit", tha Shala për Kosova Sot Online".

Ai shtoi se tashmë në Kosovë do të fillojë rritja e standardit të politikanëve që dëshirojnë ta udhëheqin shtetin.

"Mendoj që qytetarët kanë treguar një nivel të hatashëm të pjekurisë politike e cila domosdoshmërisht do të përkthehet në rezultat i cili do ta vendos Kosovën në binarët e shtetit normal.

Ky rezultat, poashtu, do të shkaktoj efekte të ndryshimit edhe tek partitë tjera. Reforma e partive do të filloj për shkak se do të rritet standardi i politikanëve që dëshirojnë ta udhëheqin shtetin ", tha Shala për Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)