Paralajmërimi për Kurtin dhe Osmanin: Kështu të veprohet me Serbinë...

  • 10 October 2019 - 07:39
Paralajmërimi për Kurtin dhe Osmanin: Kështu të veprohet me Serbinë...

“Do të ishte mirë që formimi i Qeverisë së re të bëhet pa presionin ndërkombëtare, ku në fakt edhe pritet një përshpejtim i agjendës së takimeve dhe bisedave mes LVV-s si fituese e zgjedhjeve te 6 tetorit dhe LDK-s si e dyta me shumice votash. Nëse ia arrijnë qëllimit të pajtohen me kushtet që do i qesin në tavolinë, atëherë nuk do të duhej fare të ketë nevojë për presion ndërkombëtar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe procedurave të përshpejtuara të numërimit dhe të certifikimit të tyre, njohësit e zhvillimeve politike në vend, presin formimin e shpejtë të qeverisë së re të Kosovës, e cila duhet të përgatitet pa vonesë për fillimin e dialogut me Serbinë.

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu krijimin shpejtë të qeverisë së re e kanë kërkuar edhe ambasadori britanez dhe ai gjerman, kurse një takim të parë me kreun e VV-së Albin Kurtin, pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe fitores mbi rezultatin preliminar, e zhvilloi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett.

Në funksion të dërgimit të mesazhit për krijimin e qeverisë së re dhe fillimit të bisedimeve me Serbinë, shihet edhe vizita e të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Image
Dardan Grapci

Analisti politik, Dardan Grapci thotë se ndërkombëtar për formimin e shpejtë të qeverisë së re veç ka filluar, madje edhe me vizitat filluara nga ndërkombëtarët në vendin tonë, kurse mesazhet e qarta për ta përshpejtuar këtë proces po vijnë edhe nga qendrat e mëdha diplomatike të vendosjes, SHBA-të dhe BE-ja.

Mirëpo Grapci thotë se më e qëlluar dhe më serioze do të ishte një marrëveshje pa imponim ndërkombëtar, që të formohet qeveria e re dhe jo të pritet që të huajt të na i “presin teshat”.

“Do të ishte mirë që formimi i Qeverisë së re të bëhet pa presionin ndërkombëtare, ku në fakt edhe pritet një përshpejtim i agjendës së takimeve dhe bisedave mes LVV-s si fituese e zgjedhjeve te 6 tetorit dhe LDK-s si e dyta me shumice votash. Nëse ia arrijnë qëllimit të pajtohen me kushtet që do i qesin në tavolinë, atëherë nuk do të duhej fare të ketë nevojë për presion ndërkombëtar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci tha se bisedimet me Serbinë duhet të rinisin, por nuk duhet lejuar që shteti dhe institucionet tona të përulën dhe të bien nën grackën e Serbisë me veprime të njëanshme që e dëmtojnë palën kosovare, por vetëm duke përgatitur projekt të detajuar të masave reciproke 1=1.

“Ajo se çka nuk duhet lejuar Qeveria e re është heqja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Duhet të vendoset përfundimisht masa e reciprocitetit 1+1 ose 1=1. Po ashtu nuk duhet lënë në harresë as çështjen e kufirit me Malin e Zi. Pas 3 mujorit të parë të qeverisjes duhet të bëhet një plan se si të rikthehen ato 8800 hektarët tokë që ia kanë dhënë Malit të Zi Qeveria e kaluar e PAN-it”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci po ashtu shtoi se për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, duhet përgatitur kushtet e para të cilat do të ndikonin edhe në krijimin e besimit serioz reciprok mes të dy vendeve.

“Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojnë, duhet të arrihen marrëveshje të reja, por kësaj radhe duhen që të kërkojnë nga Serbia që të fillojnë menjëherë me arrestimin e atyre që kanë bërë krime lufte në Kosove, duhet të kërkohet që në fillim për gjetjen e kufomave të viktimave të luftës së fundit në Kosovë si dhe stabilizimin e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, pa pasur nevojë heqjen e targave të veturave qofshin ato të Kosovës apo Serbisë”, tha analisti Grapci për Kosova Sot Online”.

“E kaluara nuk bënë të harrohet, por duhet fillohet me pajtimin mes dy shteteve, ku Serbia edhe nëse nuk dëshiron të deklarohet se e pranon Kosovën si shtet të pa varur, së paku mos ta pengoj Kosovën në anëtarësimin në INTERPOL, BE-s dhe NATO. Gjithashtu duhet të kërkohet presion ndaj Serbisë në bisedimet e reja Kosova, nga nga bashkësia ndërkombëtare, që ti ndalohet propaganda ndaj Kosovës si dhe të ndërpritet lobimi tek ato shtete që e kanë njohur Kosovën për heqjen e njohjes”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).