Paralajmërimi për tronditjen e madhe në PDK, ja çfarë pritet të ndodh...

  • 10 October 2019 - 07:43
Paralajmërimi për tronditjen e madhe në PDK, ja çfarë pritet të ndodh...

"Pra faktor tjetër që do të nxitë përplasje në mes grupeve rivale brenda PDK-së, është edhe ajo që këto grupe për debaklin që pësoi PDK-ja, do të mundohen t’ia faturojnë njëri-tjetrit, dhe kjo do të qojë edhe deri në ndarjen në dysh të PDK-së, që do të thotë se mund të presim daljen e një partie të re, si rezultat i ndarjes së PDK-së", tha Haziri.

PDK-ja dhe Kadri Veseli u deklasua në zgjedhjet e 6 tetorit, ku qytetarët i dhanë një përgjigjen duke e renditur në vendin e tretë në këto zgjedhje.

Image
Nexhat Haziri

Analistët paralajmërojnë se në PDK do ketë tronditje të reja, duke mos u përjashtuar edhe ndarja e saj pas kalimit në opozitë.

Analisti politik, Nexhat Haziri tha për “Kosova Sot Online” se PDK e mori atë që e meriton, edhe pse pak me vonesë.

"PDK-ja e mori atë çfarë e meritoi, ndoshta pak vonë, por më mirë vonë se kurrë. Kjo është vetëm një pjesë e faturës që duhet ta paguaj PDK-ja për gjithë të këqijat që ia ka bërë vendit gjatë sundimit të saj 12 vjeçar, ndërsa pjesa tjetër e faturës duhet ti lënë drejtësisë për krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprimeve të tjera inkriminuese në të cilat janë përfshirë lidershipi i saj gjatë këtij pushteti 12 vjeçar të saj", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, PDK-ja ende nuk filluar të marrë goditje, edhe pse pat dorëheqje menjëherë pas humbjes së rëndë.

"Natyrisht se tani PDK-ja pritet të goditet edhe nga “dallgë” të tjera pasi largimi i saj nga pushteti, do nxitë jo vetëm dorëheqje nga kjo parti politike por edhe përplasje të mëdha të brendshme duke i nxjerrur edhe hasmëritë e vjetra në mes grupeve të forta që mbështesin politikan të caktuar përbrenda PDK-së, e që në fakt të bashkuar I ka mbajtur vetëm përfitimet që i kanë ndarë ne mes veti gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në pushtet, përfitime këto që kryesisht kanë ardhur nga krimi i organizuar , segment ky që është kontrolluar i tëri nga PDK-ja", shtoi Haziri.

Tutje, Haziri tha se përplasja do të jetë në mes grupeve rivale brenda kësaj partie, të cilët do të mundohen të faturojnë humbjen njëri-tjetrit.

"Pra faktor tjetër që do të nxitë përplasje në mes grupeve rivale brenda PDK-së, është edhe ajo që këto grupe për debaklin që pësoi PDK-ja, do të mundohen t’ia faturojnë njëri-tjetrit, dhe kjo do të qojë edhe deri në ndarjen në dysh të PDK-së, që do të thotë se mund të presim daljen e një partie të re, si rezultat i ndarjes së PDK-së", përfundoi Haziri "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)