E vranë dhe e djegën, gruaja e Abedin Bytyqit nga Suhareka dhe një familjar shpallen fajtorë

  • 10 October 2019 - 10:25
E vranë dhe e djegën, gruaja e Abedin Bytyqit nga Suhareka dhe një familjar shpallen fajtorë

Abedin Bytyqi nga Suhareka është vrarë dhe është djegur nga gruaja e tij Resmije Bytyqi bashkë me disa familjarë në malet e Suharekës.

Resmije Bytyqi është dënuar me 20 vite burgim nën akuzat se planifikoj dhe  ndihmoj në vrasjen e bashkëshortit të saj Abedin Bytyqi.

Suharekasi ishte vrarë e më pas djegur në malet e Suharekës ndërsa përgjegjës nga shkalla e parë për këtë vepër janë bashkëshorten e tij Resmije dhe njerëz të afër me familjen e saj.

Personi që akuzohet si dorasi Murat Ademi është dënuar me 25 vite burgim  Fadi Fetiu  është ndëshkuar me 12 vite burgim. Nga procesi i pafajshëm ka dalë vetëm Reshat Ademi. 

Aktakuza sqaron se në tetor të vitit 2016-të të porositur nga bashkëshortja e të nderit Abedin Bytyqi grupi planifikuan vrasjen dhe djegien e Abedim Bytyqit, shkruan kallxo.

Murat Ademi, kishte shfrytëzuar situatën kur i ndjeri po kryente disa punime në elektrikë në shtëpinë e Fadil Fetiut. Aty siç përshkruan aktakuza Murati nën kërcënimin e armës e kishte lidhur viktimën. Pasi e kishte lidhur, Murati e kishte hipur viktimën në veturë dhe e kishte dërguar në një vend ku po priste Reshat Ademi. Në këtë vend, siç përshkruhet në aktakuzë, dy të akuzuarit e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit.

Sipas përshkrimit të prokurorisë, të pandehurit nuk ishin mjaftuar me rrahjen kur në mënyrë mizore viktimës ia kishin vënë zjarrin duke i shkaktuar dhimbje deri në shkaktimin e vdekjes. Të akuzuarit më pas e kishin vendosur viktimën në një gropë dhe e kishin mbuluar me dhe.

Aktakuza përshkruan se të pandehurit kishin vazhduar në një takim ku kishin pirë kafe me Fadil Fetiun.

Nga të gjitha veprimet prokuroria i akuzon Murat e Reshat Ademin për veprën penale të vrasjes së rëndë, Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale ndërsa Resmije Bytyqin shtytje në vrasje.

Prokuroria pretendon se ka prova që bashkëshortja ishte shtytësja e vrasjes.

Prokurori përshkruan se e akuzuara Resmije Bytyqi, në kohë të pacaktuar të vitit 2016, në takimet paraprake të cilat i kishte pasur me të akuzuarin Murat Ademi (djalin e xhaxhait) e ka shtyrë këtë të fundit që ta kryejë veprën penale të vrasjes ndaj bashkëshortit të saj Abedin Bytyqi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, e akuzuara Resmije, gjatë bisedave me të akuzuarin Murat Ademi, kishte deklaruar se bashkëshorti i saj Abedini po e maltretonte e rrahte, duke i cekur se nëse i njëjti nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për ta vrarë – eliminuar bashkëshortin e saj. I akuzuari Murat, i shtytur nga fjalët e saja së bashku me vëllaun e tij në bashkëkryerje ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta të tani të ndjerit Abedin.

(Kosova Sot Online)