Përfundon takimi i Kurtit me Mustafën e Osmanin, zbulohen detajet

  • 10 October 2019 - 12:07
Përfundon takimi i Kurtit me Mustafën e Osmanin, zbulohen detajet

(E plotësuar) - Kandidatja për kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit që ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.

Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.  

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë.

Image

Kurti: Do të qeverisim me LDK’në, ekipet tona do ta harmanizojnë programin

Pas përfundimit të takimit të Albin Kurtit me Vjosa Osmanit, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar se më LDK’në janë marrë vesh që ta minimizojnë numrin e ministrive dhe zëvendës ministrave në Qeverinë e Re. Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu u pajtuan që në të kenë një Qeveria të përbëhet edhe nga femrat ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Ndërkohë për ndarjen e posteve Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin. Tutje, Albin Kuurti, deklaroi se Qeveria e tij do të ketë transparencë. Thotë se nuk do të bëjnë pazare politike. Sipas Kurtit ato janë bërë në Qeverinë PAN, shkruan Express.

“Pazare politike keni parë me PAN’in. Transparencë do të ketë Qeveria e re”, sqaron Kurti.

Kurti tha se Qeveria e tij do të ketë maksimalisht 12 ministri. Tutje ai tha se nuk do të vrapojnë pas Listës Serbe për t’i kërkuar koalicion.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia”, ka deklaruar Kurti.

“U dakorduam që të kemi një Qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”, thotë Kurti.

“Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret  ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçqë në qeverinë e ardhshme..

Image

Fillon takimi i Kurtit me Mustafën dhe Osmanin

Në njërin nga hotelet e Prishtinës ka filluar takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Kurti e konsideron të kryer koalicionin me LDK’në: Ky është fillimi i qeverisjes

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së Isa Mustafën e kandidaten për kryeminsitre të kësaj partive, Vjosa Osmanin.

I pari i VV-së, Kurti tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

Pak minuta më parë ndërkaq në vendin ku mbahet takimi kanë mbrërrirë edhe Mustafa dhe Osmani.

Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme ku VV doli si parti e parë.

Image

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani tashmë kanë arritur në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të takohen me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Vetëvendosje doli e para në  zgjedhjet e 6 tetorit ku Vetëvendosje doli e para me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në.

(Koosva Sot Online)