Vëllau sulmon fizikisht motrën e tij, arrestohet
Dje në Prishtinë rreth orës 10:00 ka ndodhur një dhunë në familje, ku vëllau ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Nga raporti 24-orësh i policisë njoftohet se viktima femër K-Shqiptare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)