Elezi: Deri tani janë rinumëruar 55 kuti

  • 11 October 2019 - 14:51
Elezi: Deri tani janë rinumëruar 55 kuti

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ ka thënë se deri tani janë rinumëruar 55 kuti të votimeve.

Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të përfundoj brenda 4-5 ditëve.

“Me qëllim të transparencës KQZ-ja po i publikon të dy formularët, ndërsa palët e bëjnë krahsimin e votave”, ka thënë Elezi.

Ndërsa për procesin e verifikimt të aplikacioneve nga diaspora, Elezi tha se është duke vijuar normalisht.

 “Po besojmë që gjatë jvës së ardhshme do të fillojmë procesin e numërimit të votave me kusht, të diasporës dhe atyre të personave me nevoja të veqanta”.

(Kosova Sot Online)