Prokuroria njofton se sa komisionerë dhe qytetarë janë ndaluar në procesin zgjedhor

  • 11 tetor 2019 - 15:40
Prokuroria njofton se sa komisionerë dhe qytetarë janë ndaluar në procesin zgjedhor

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje lidhur me komisionerët dhe qytetarët që janë ndaluar gjatë ditës së zgjedhjeve.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato të filluara me iniciativën e tij, në bazë të informatave të marra nga mediat dhe shoqëria civile, janë trajtuar me përparësi nga prokurorët.

Deri në ditën e sotme Prokurorit të Shtetit i janë paraqitur tridhjetë e pesë (35) informata për dyzet e një (41) persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, prej të cilëve shtatë (7) komisionerë, dhe tridhjetë e katër (34) qytetarë.

Për më tej, nga numri i përgjithshëm i këtyre 41 personave, njëzet e pesë (25) prej tyre janë ndaluar (për 48 orë), për dy (2) prej tyre gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj një (1) të dyshuari, gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka trajtuar gjashtë (6) raste ndaj gjashtë (6) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–          Një (1) person në komunën e Graçanicës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prezantim i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–          Një (1) rast me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së.

–          Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–          Një (1) person në komunën e Prishtinës  i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–          Një (1) rast me dyshim për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–          Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Prizren, ka trajtuar dhjetë (10) raste ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–          Katër (4) persona në komunën e Prizrenit të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–          Një (1) person në komunën e Mamushë-s, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–          Dy (2) persona në komunën e Prizrenit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–          Një (1) person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

–          Dy (2) persona në komunën e Suharekë-s, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–          Një (1) person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Pejë, ka trajtuar dy (2) raste ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–          Dy (2) persona, njëri prej tyre komisioner ndërsa tjetri qytetar, në komunën e Klinës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213. Të dyshuarit fillimisht ishin të ndaluar për 48 orës. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–          Një (1) person i dyshuar në komunën e Deçanit i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka trajtuar dhjetë (10) raste ndaj dhjetë (10) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–          Katër (4) persona në komunën e Gjakovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–          Tre (3) persona në komunën e Rahovecit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

–          Një (1) person në komunën e Gjakovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 të KPK-së. I dyshuari ishte i ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–          Dy (2) komisionerë në komunën e Gjakovës, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Të dyshuarit ishin të ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka trajtuar dy (2) raste ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–          Dy (2) persona në komunën e Kllokotit, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210, të KPK-së. Ndaj të dy (2) të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

–          Një (1) person në komunën e Vitisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209 të KPK-së. I dyshuari ishte i ndaluar për 48 orë, dhe me kërkesë të prokurorit, gjykata i ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak;

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka trajtuar katër (4) raste ndaj shtatë (7) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–          Dy (2) komisionerë në Komunën e Mitrovicës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Dy të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

–          Dy (2) komisionerë në Komunën e Leposaviqit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Dy të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

–          Tre (3) persona në komunën e Mitrovicës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 të KPK-së. Tre të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka trajtuar një (1) rast ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer vepër penale, si në vijim:

–          Një (1) person në komunën  e Shtërpcës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPK-së. I dyshuari fillimisht ishte ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore.

Prokurori i shtetit konstaton se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës të datës 6 tetor 2019, ka trajtuar këto lloje të veprave penale:

–          Një (1) vepër penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” neni 209 të KPK-së

–          Katër (4) vepra penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” neni 210;

–          Gjashtë (6) vepra penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211;

–          Pesë (5) vepra penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212;

–          Dy (2) vepra penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213;

–          Pesë (5) vepra penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214;

–          Pësëmbëdhjetë (15) vepra penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215;

–          Tri (3) vepër penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217;

–          Një (1) vepër penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 të KPK-së.

Prokurori i shtetit, informon publikun e gjerë se edhe pas ditës së votimit, në vazhdimësi është duke grumbulluar informata lidhur me disa deklarime publike të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Pas verifikimit të informatave të cilat janë duke u trajtuar me prioritet nga ana e prokurorëve do të ndërmerren veprimet tjera hetimore bazuar në dispozitat ligjore.

(Kosova Sot Online)