Prisnin pyje në mënyrë të paligjshme, arrestohen 5 persona
Pesë persona janë arrestuar nga Krimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, ndërsa 5 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Persona e ndaluar dhe në hetim janë punonjës në administratën e zonave të mbrojtura në Korçë si edhe persona që prisnin pyje në mënyrë të paligjshme.
Mbi ta rendon akuza e shpërdorimit të detyrës si dhe e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën e Prespës.
(Kosova Sot Online)