“Goditja” e rëndë për Shpend Ahmetin, PSD drejt shuarjes?

  • 14 October 2019 - 07:50
“Goditja” e rëndë për Shpend Ahmetin, PSD drejt shuarjes?

Shpend Ahmeti në këto zgjedhje ka pësuar debakël të madh, ku nga të gjithë kandidatët e PSD-së që ishin në listën zgjedhore në koalicion me AAK-në, vetëm një ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E fajtor për këtë Ahmeti e ka bërë partnerin e tij në koalicion, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

Image
Gani Qarri

Në këtë mënyrë, sipas analistëve, Ahmeti tashmë po mundohet ta hedh fajin tek partneri i tij i koalicionit Ramush Haradina për këtë debaklin që pësoi me 6 tetor. Analistët thonë se PSD-ja edhe mund të shkojë drejt shuarjes, pasi që një parti që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës, është e vështirë të mbijetojë.  

Sipas tyre, Shpend Ahmeti pas gjithë atyre skandaleve në qeverisjen e kryeqytetit, e mori dënimin e merituar nga votuesi.

"Pas dështimit me udhëheqjen e kryeqytetit dhe humbjes katastrofike në zgjedhjet e parakohshme vendore, Shpend Ahmeti, duket se ende nuk ka marrë mësimin e duhur dhe po tenton qe fajin ta hedh tek Ramush Haradinaj edhe për debaklin qe pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit", tha analisti politik, Gani Qarri për "Kosova Sot Online".

Tutje, Qarri shtoi se në qeverisjen e kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka pasur skandale shumë të mëdha, për të cilat edhe u dënua nga qytetarët.

"Pas gjithë atyre skandaleve ne qeverisjen e kryeqytetit, për të cilat Shpend Ahmeti mori dënimin e merituar nga qytetarët, duke parë se tanimë edhe PSD, po shkon drejt shuarjes si parti, ai pa fije turpi, ka filluar ta fajësojë Haradinajn, për humbjen e PSD-s, së tij, ani pse derisa ishte në Qeveri, ai vet me shokë, e mbanin z. Haradinaj në pushtet", përfundoi analisti Gani Qarri për "Kosova Sot".

 (Kosova Sot Online)