Shqiptari që ekzekutoi avokatin grek: Kam lindur vrasës, vrasës do vdes

  • 14 October 2019 - 10:14
Shqiptari që ekzekutoi avokatin grek: Kam lindur vrasës, vrasës do vdes

I qete fare, duke tymosur puro, ose i perqendruar ne celula teksa mban edhe kufje ne vesh. Keshtu eshte forografuar shqiptari Ibrahim Brahimaj, denuar me burgim te perjeteshem per vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos.

Mediat greke kane publikuar fotot e tij, teksa pozon nga shtrati i burgut duke pirë cigare dhe me celular në dorë, gjë qe eshte e ndaluar për të burgosurit.

“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar  Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediat në shtetin fqinj.

Kujtojme se vetem nje jave me pare Gjykata e Apelit në Athinë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasje dhe 11 vjet shtesë për dy grabitje me dhunë.

Nderkohe qe dy bashkëpunëtorët e tij, Oldi Dulce dhe Klodian Lekocja, u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e avokatit.

(Kosova Sot Online)