Në ShBA zbulohet peshku që mund të jetojë jashtë ujit

  • 14 October 2019 - 12:09
Në ShBA zbulohet peshku që mund të jetojë jashtë ujit

Një peshk që mund të marrë frymë dhe që mund të jetojë në tokë është gjetur në Georgia të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, zyrtarët po kërkojnë që njerëzit ta mbysin atë kudo që e shohin, sepse i rrezikon llojet tjera të gjallesave.

“Duke iu falënderuar raportimit të shpejtë të një qytetari, stafi ynë pati mundësi që ta hetojë dhe vërtetojë praninë e këtij peshku në këtë hapësirë ujore”, tha Matt Thomas, drejtor i shoqatës së peshkatarëve. “Tash jemi duke marrë masa për të parë nëse këta peshq janë përhapur edhe në rajone të tjera”, shtoi ai.

Ky peshk ka ngjyrë kafe të errët dhe mund të rritet deri në 30 centimetra. Zyrtarët thonë se ky lloj peshku mund të mbijetojë edhe në mjedise me nivel të ulët të oksigjenit dhe në tokë.

Këta peshq cilësohen si specie “pushtuese”, sepse kanë ardhur nga vende më të largëta. Ata i rrezikojnë llojet tjera të gjallesave dhe krijojnë garë për ushqim në mjedisin jetësor të tyre. Në Georgia është e ndaluar me ligj mbajtja e këtyre peshqve.

Departamenti i Bujqësisë e cilëson këtë specie si të dëmshme për gjallesat tjera dhe kontrollimi i përhapjes së saj është i rregulluar me ligje të nivelit federal, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)