Ambasadori britanik viziton Vetëvendosjen, i siguron Kurtit përkrahje

  • 14 October 2019 - 20:29
Ambasadori britanik viziton Vetëvendosjen, i siguron Kurtit përkrahje

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott së bashku me Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice kanë vizituar sot zyret e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty janë pritur nga kryetari i këtij subjekti Albin Kurti.

Abbot e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje si dhe i ka siguruar atij se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës. Po ashtu, përveç luftimit të korrupsionit, do të krijohet mbështetje në krijimin e ksuhteve të reja për investime dhe mundësi për të rinjë në vend.

“Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona vetëm sa do të thellohet. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Sa i përket procesit zgjedhor, ai tha se nevojitet adresimi i parregullsive dhe shkeljeve që e përcollën atë në komunat me shumicë serbe si dhe fillimi i dialogut nga poshtë me serbët lokal që jetojnë në Kosovë”, thuhet në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)