Paralajmërimi: Ja kush e kërkon urgjentisht shkarkimin e Hashim Thaçit

  • 15 October 2019 - 07:33
Paralajmërimi: Ja kush e kërkon urgjentisht shkarkimin e Hashim Thaçit

“Por, pasi të shkarkohen, nuk duhet të mbetet me kaq, por, duhet burgosur dhe të përgjigjen për shumë vepra dhe të zbardhen faqet e historisë që i kanë vendit...", tha Badallaj për "Kosova Sot Online".

Ish-diplomati amerikan, Daniel Sewer, ka thënë se Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin karshi Gjykatës Speciale.

Image
Redshat Badallaj

E lidhur me këtë, për "Kosova Sot Online" foli analisti politik, Reshat Badallaj, sipas të cilit ky është edhe një sinjal alarmues dhe rrezik për shtetin e Kosovës.

"Kjo e zezë nuk buron nga dje,por, kjo e zezë buron nga Hashim zeza i Brojës, sepse i ka hyrë frika në palcë se do të ulët në bankën e zezë të Gjykatës Speciale dhe se ky edhe pse nga frika se do të vdiste politikisht nuk la gur e dru pa lëvizur kundër vendit tonë,për coptimin e gjymtyrve të Kosovës, që do të thotë se ky faqezi i vuri interesat e tija personale mbi interesat e vendit dhe të kombit. Merreni me mend se sa i mjerë është kur thotë se Kosovës do i bashkëngjitet Preshavë, Medvegja dhe Bujanoci dhe Kosova nuk do të jep asnjë milimetër Serbisë. Dhe, më thoni a nuk është hajvan me oke?", ka thënë Badallaj për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, duhet urgjentisht të shkarkohet Hashim Thaçi nga posti i presidentit të Kosovës.

"Por dëmi i këtij tuxhari mund të jetë i madh dhe për të shpëtuar Kosova nga kjo katrahurë e këtij edhe pse zi dhe ata këlysh që i ka rrotull, sidomos udbashin me librezë zyrtare, këlyshin e Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun, duhet shkarkuar sa më parë, përndryshe ky soj sojzes dalin nga hiri i zezënajes serbe dhe paguhen shumë majshëm për këtë marifet", shtoi Badallaj.

Tutje Badallaj, thotë se populli duhet të jetë syçelë, dhe nuk duhet lënë fatin në këtë politikë akoma të paformuar.

"Dhe, krejt në fund, e shoh shpëtimin që sa më parë të shkarkohet ky dilinxhi dhe t´iu ndërpritet rruga kësaj kopeje tradhtaresh qe ushqehen nga kuzhinat e Beogradit dhe mos harroni edhe një gjë se "Qeni leh, aty ku ha" . Por, pasi të shkarkohen, nuk duhet të mbetet me kaq, por, duhet burgosur dhe të përgjigjen për shumë vepra dhe të zbardhen faqet e historisë që i kanë vendit...", ka përfunduar Badallaj për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)