Dasma shndërrohet në “ring” boksi, dasmorët përfshihen në rrahje masive

  • 15 October 2019 - 08:07
Dasma shndërrohet në “ring” boksi, dasmorët përfshihen në rrahje masive

Një rrahje masive ka ndodhur pikërisht në ditën kur një çift po festonin martesën e tyre në një hotel, ku si rezultat i dhunës katër persona kanë përfunduar në spital.

Grushta, shqelma, karrige e shishe janë përdorur si armë gjatë rrahjes së dasmorëve në Ramada Park Hall në Wolverhampton të Anglisë.

Videoja amatore shfaq mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin të shokuara derisa partnerët e tyre ishin mbuluar në gjak.

Ende nuk dihen arsyet që quan në këtë rrahje masive, ndërsa policia angleze ka bërë të ditur se kishte pranuar dhjetëra telefonatë për dhunën që kishte ndodhur në hotel.

(Kosova Sot Online)