Eksperti i sigurisë alarmon rëndë Kosovën: Ja nga çka duhet të ketë kujdes...

  • 15 October 2019 - 12:34
Eksperti i sigurisë alarmon rëndë Kosovën: Ja nga çka duhet të ketë kujdes...

“Raste të tilla mund të këtë në të ardhmen duke u bazuar në faktin që Serbia me gjithë aparatin e saj shtetëror do të pengoj Kosovën ne rrugën e saj drejt BE dhe NATO. Por rreziku qëndron në atë që zarfe të tilla mund të dërgohen krerëve të lartë të shtetit duke ju rrezikuar jetën dhe funksionin e tyre. Është mirë që në institucionet vitale të shtetit të vendoset një skaner i cili e vlerëson çdo dërgesë postare në aspektin kimik dhe biologjik për të evidentuar raste të tilla”, tha Shala.

Votat e ardhur nga Serbia kanë helmuar 26 zyrtarë kosovarë, të cilët kanë qenë të ngarkuar me numërimin e tyre. Megjithatë zyrtarët shëndetësorë, ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë reaksioni alergjik bëhet fjalë.

Analistët thonë se Serbia po vazhdon luftën e saj ndaj shtetit të Kosovës, ku sipas tyre kjo është edhe një dëshmi që Serbia nuk ka ndryshuar në raportet me Kosovën.

E lidhur me këtë veprim të shtetit serb, për "Kosova Sot Online" foli njohësi i çështjes së sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai tha se në rend të parë organet e sigurisë në harmoni me prokurorinë, kanë marrë të gjitha masat relevante hetimore për zbardhjen e rastit në fjalë se si ka mundur të vi deri te helmimi i atyre zarfeve nga Serbia.

"Sa i përket fazës hetimore duhet që të pritet nga institutit i shëndetësisë publike raporti final mbi llojin e helmit që është përdorur dhe më pastaj nga ana e forenzikes se shtetit të konstatohet që ky helm a ishte i vendosur në brendësi apo jashtë zarfave. Sepse në rast që ky lloj helmi që ka shkaku reaksion është vendosur në brendësi atëherë mund të konkludojmë që nuk është vendosur rastësisht por ka një qëllim politik nga ky veprim për institucionet e republikës se Kosovës", tha Shala për "Kosova Sot Online". 

Sipas tij, Serbia ka përdorur materie të tilla ndaj qytetarëve të Kosovës edhe në vitet 1980-1990.

"Shteti serb në të kaluarën ka përdorur materie të tilla toksike edhe ndaj qytetareve të Kosovës duke filluar nga helmimi i studenteve dhe më pastaj edhe në raport më protestat e viteve 80/90 por në një raport ndërkombëtar potencohet që gjatë luftës në Kosove janë përdorur helme të ndryshme për të neutralizuar pjesëtaret e UÇK-se", tha Shala.

Tutje, ai ka vlerësuar se duhet të merren hapa nga krerët e shtetit, pasi që një praktikë e tillë e Serbisë mund edhe të vazhdojë, duke synuar ta pengojë Kosovën në rrugën e saj drejtë BE-së dhe NATO-së.

"Unë vlerësoj që hapi i parë që është marr nga krerë i shtetit është thirrja në një takim drejtorin e AKI-se dhe Kryetaren e KQZ si dhe Drejtorin e PK, Kryeprokurorin e Kosovës për tu informuar mbi gjendjen e sigurisë dhe për të harmonizuar punët që rastet të tilla të evidentohen. Raste të tilla mund të këtë në të ardhmen duke u bazuar në faktin që Serbia me gjithë aparatin e saj shtetëror do të pengoj Kosovën ne rrugën e saj drejt BE dhe NATO. Por rreziku qëndron në atë që zarfe të tilla mund të dërgohen krerëve të lartë të shtetit duke ju rrezikuar jetën dhe funksionin e tyre. Është mirë që në institucionet vitale të shtetit të vendoset një skaner i cili e vlerëson çdo dërgesë postare në aspektin kimik dhe biologjik për të evidentuar raste të tilla", përfundoi njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)