Alarmi për PAN-in: Ja pse janë në panik për ardhjen e Albin Kurtit kryeministër

  • 15 October 2019 - 19:40
Alarmi për PAN-in: Ja pse janë në panik për ardhjen e Albin Kurtit kryeministër

”Ato para duhet të shfrytëzohen për gjëra më të mençura, për investime të projekteve të qytetarëve që hapin vende të reja të punës dhe zhvillojnë ekonominë. Arsyeja më e qartë pse i ka kapur paniku i ardhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë, është sepse të gjitha partitë tjera duan të vazhdoj kjo gjendje, hajnia dhe krimi i organizuar institucional”, tha Krasniqi për Kosova Sot Online”.

Pas bërjes publik të raportit të Institutit GAP, sipas të cilit institucionet e qeverisjes në ikje shpenzuan buxhetin deri më tani në masën më të madhe vetëm për luks dhe përfitime personale, rreth 20 milionë € për telefona, karburante e mëditje për udhëtime, po vazhdojnë të reagojnë ashpër njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Sipas analistëve, bazuar në këto të dhëna, me të drejtë u ndëshkua kjo qeverisje zhvatëse dhe tej inkriminuar në krim e korrupsion.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi beson që qeveria e re e Kosovës e koalicionit mes dy partive fituese, LVV dhe LDK me kryeministër Albin Kurtin, gjithsesi duhet të merret me një auditim të veçantë të mënyrës së menaxhimit dhe shpenzimit të buxhetit të shtetit, në mënyrë që abuzimet e qëllimshme të denoncohen dhe të ngritën padi penale, në emër të sundimit të ligjit, sikur që janë zotuar LDK dhe VV.

“Paraja e qytetarëve të Kosovës, prej pas luftës, është keqpërdorur në mënyrën më të tmerrshme nga pushtetarët. Luksi i tyre ka qenë jashtë çdo norme. Përveç keqpërdorimit të përditshëm të makinave zyrtare, për çdo fundjavë këto makina janë përdorur për pushimet e tyre në bregdetin shqiptar. Pa llogaritur këtu edhe përdorimin e celularëve dhe mëditjet e shumta. Kjo dukuri e keqpërdorimit të parasë së qytetarëve duhet të marre fund njëherë e përgjithmonë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, kjo shumë e buxhetit e raportuar së fundi për shpenzim jo racional nga qeveria në ikje, në mandatin e ri qeverisës duhet të orientohet në fusha të interesit publik, për zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarit.

”Ato para duhet të shfrytëzohen për gjëra më të mençura, për investime të projekteve të qytetarëve që hapin vende të reja të punës dhe zhvillojnë ekonominë. Arsyeja më e qartë pse i ka kapur paniku i ardhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë, është sepse të gjitha partitë tjera duan të vazhdoj kjo gjendje, hajnia dhe krimi i organizuar institucional”, përfundoi Faik Krasniqi për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)