S’do të ketë shi, por shumë mjegull: Moti në ditët në vazhdim

  • 16 October 2019 - 08:41
S’do të ketë shi, por shumë mjegull: Moti në ditët në vazhdim

Ditëve në vijim vazhdon të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Ditën e enjte do të ketë edhe vranësira kalimtare. Orëve të mëngjesit në vise të ulëta, më ftohtë dhe mundësi për mjegull/mjegullinë.

Sipas parashikimeve të fundit mot i ngjashëm, i ngrohtë dhe kryesisht me diell, do të vazhdoj të mbizotëroj deri nga mesi i javës së ardhshme.

16.10.2019 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Në mëngjes vende-vende në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë nga jugperëndimi-perëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

17.10.2019 – Ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare. Erë e lehtë nga jugu 1-3m/s. Indeksi UV: 4.

(Kosova Sot Online)