Burri nga Prizreni i dehur e rreh gruan

  • 16 October 2019 - 10:59
Burri nga Prizreni i dehur e rreh gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se në Prizren është arrestuar një person pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)