Gjakova, Rahoveci dhe disa fshatra të Prizrenit sot do mbeten pa ujë

  • 17 October 2019 - 09:59
Gjakova, Rahoveci dhe disa fshatra të Prizrenit sot do mbeten pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur se Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni të enjten do të mbeten 6 orë pa ujë të pijshëm

Sipas një njoftimi, ndërprerja do të bëhet për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.

“Mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësira e madhe në vend, ka bërë që burimet e ujit të pakësohen në mënyrë drastike”, thuhet në komunikatën e Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Gjakova”.

(Kosova Sot Online)