Gjakovari sulmon nënën e tij

  • 17 October 2019 - 11:27
Gjakovari sulmon nënën e tij

Mëngjesin e së mërkurës gjakovari me  probleme psikike, ka sulmuar nënën e tij dhe më pas ai është dërguar në spitalin e qytetit për trajtim mjekësor, pasi që paraqet rrezik për familjen e tij.

Policia, njofton se në Gjakovë me 16 tetor 2019  në orën 08:30, është arrestuar i dyshuari, i cili e ka sulmuar nënën e tij,  tek e cila nuk janë vërejtur lëndime të dukshme dhe nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor. 

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike i cili është dërguar për ekzaminim në repartin e psikiatrisë në QKUK, ku pastaj për shkak të rrezikut që ai paraqet në familjen e tij është dërguar në spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë për tretman të mëtejmë mjekësor.

(Kosova Sot Online)