Kërkohet ndëshkimi i rëndë, ja kush e paralajmëron fundin e Shpend Ahmetit

  • 17 October 2019 - 18:05
Kërkohet ndëshkimi i rëndë, ja kush e paralajmëron fundin e Shpend Ahmetit

“Shpend Ahmeti, hajni, apo tashmë qe njihet edhe Shpend jahti me që u kap me pelë për dore me bandën serbiane Devolli, në zgjedhjet e 6 tetorit humbi me turpin më të madh që nuk e njeh historia e njerëzimit dhe komplet ajo banda besëprerësh dhe rrugaçësh, pos që i erdhi fundi të ikë me damkën e zezë, nga që e morri këtë nga qytetaret jo vetëm të Prishtinës dhe fshatrave përreth, por në tërë Kosovën, akoma populli nuk është i kënaqur me këtë, por kërkon edhe shkarkimin e tij”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Të pakënaqur dhe të mashtruar për plot 6 vite me keq qeverisjen e komunës së Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti, së fundi është iniciuar një nismë qytetare nga banorët e lagjes Dardania në Prishtinë, për nënshkrimin e një peticioni qytetar në kërkim të shkarkimit nga pozita të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. 

Kjo iniciativë vjen tani e ndërlidhur edhe me rezultatin e dobët dhe debaklin që pësoi tani kreu i PSD-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e që në nivel vendi nuk arriti të siguron vota të mjaftueshme as për deputet të Kuvendit të Kosovës. 

Analistët politik e shohin këtë nismë qytetare si shumë serioze dhe “referendum” lokal kundër keqqeverisjes me Prishtinën dhe fundin e turpshëm në karrierën politike të Shpend Ahmetit. 

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik, Reshat Badallaj duke qenë në përkrahje të një iniciative të tillë, thotë se qytetarët e kanë vlerësuar më së miri dhe hetuar se cili është qëllimi i kryetarit Ahmeti, prandaj kanë vendosur ta ndëshkojnë fillimisht me votë në zgjedhjet parlamentare, kurse ndëshkimi i madh duhet t’i vjen tani me peticionin për shkarkim për marrjen e mandatit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. 

“Shpend Ahmeti, hajni, apo tashmë qe njihet edhe Shpend jahti me që u kap me pelë për dore me bandën serbiane Devolli, në zgjedhjet e 6 tetorit humbi me turpin më të madh që nuk e njeh historia e njerëzimit dhe komplet ajo banda besëprerësh dhe rrugaçësh, pos që i erdhi fundi të ikë me damkën e zezë, nga që e morri këtë nga qytetaret jo vetëm të Prishtinës dhe fshatrave përreth, por në tërë Kosovën, akoma populli nuk është i kënaqur me këtë, por kërkon edhe shkarkimin e tij”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj është i sigurt që pas shkarkimit nga pozita e kryetarit, Shpend Ahmeti duhet të përgjigjet edhe penalisht për gjithë atë që ka bërë në dëm të Prishtinës, shkeljen e ligjit gjatë ushtrimit të pozitës zyrtare. 

“Më vonë ju garantoj se e pret edhe burgosja për shumë të zeza dhe shumë kusure që i ka bërë Kosovës, dhe po se po që e bëri katrahurë të pa parë edhe Prishtinën. Prishtinës i la marre të zezë dhe një lëmsh që tashmë askush nuk mund t´ia gjej fijen. Hajnia, matrapazllëqet datojnë herët sepse këtë ky edepsëz e ka në gjak. Dihet se sa e sa ka dhënë leje ndërtimi, ka lejuar ndërtime pa leje dhe ka marr para me thasë, sa e sa shitje tokash ka bërë në zemër të Prishtinës, sa tenderë me akrabatë e tij, sa edhe me qumështin ka bërë dallavere duke jua tharë fytin fëmijëve”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, nënshkrimi qytetar në peticion, është votë besnike që nuk mundë të injorohet nga asnjë institucion, prandaj edhe beson që kjo do ta ketë efektin final, detyrimin për dorëheqje  ose shkarkimin sipas ligjit.

“Tashmë jo vetëm me fjalë por edhe me vepër kanë filluar zyrtarisht për ta shkarkuar këtë dallaveraxhi dhe matrapaz, duke mbledhur edhe nënshkrime për ta shkarkuar edhe nga pozita e kryetarit të Prishtinës dhe me shumë të drejtë. Kjo iniciativë është akoma më e drejtë dhe e qëlluar, madje edhe e vonuar, sepse ç´është e vërteta, ky në këtë postë është duke qëndruar me vota të vjedhura, me rrena, me dallavere, me mashtrime dhe me premtime boshe, duke i mashtruar qytetarët e shkretë të Prishtinës”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)