Koalicioni VV-LDK, vjen paralajmërimi i frikshëm: Ja karta e fundit e PDK-së...

  • 18 October 2019 - 07:34
Koalicioni VV-LDK, vjen paralajmërimi i frikshëm: Ja karta e fundit e PDK-së...

"Neglizhenca e këtyre dy subjekteve politike, prolongimet për formimin e qeverisë, do të krijoj hapësirë për PDK-në, që të luaj me kartat e fundit të saj për të krijuar përçarje dhe mosmarrëveshje në mes dy partive LVV-së dhe LDK-së për tua pamundësuar krijimin e koalicionit qeveritar”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Edhe në këto momente po vazhdon numërimi i votave të mbetura nga zgjedhjet e 6 tetorit, numërimi pothuajse është drejt fundit. LVV-ja dhe LDK-ja kanë deklaruar si para dhe pas zgjedhjeve që mund të jenë në një koalicion të përbashkët qeverisës. Të dyja këto parti kanë deklaruar se duhet të priten rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit, mandej mund të flasin më konkretisht sa i përket koalicionit në mes këtyre dy partive.

Kurse sipas analistëve, koalicioni në mes këtyre dy partive është i mirëpritur dhe për të mirën e Kosovë. Madje ata e cilësojnë si te kryer koalicionin mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, LDK dhe Vetëvendosje duhet të reflektojnë arsyeshëm dhe pa humbur kohë të merren vesh për bashkëqeverisje.

"Mendoj se kur procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 6 tetorit thuajse po e prek fundin dhe gjërat sa vijnë e po kristalizohen, po bëhen më të qarta sa i përket fituesit të zgjedhjeve e cila është LVV-ja, do të ishte shumë e dëmshme dhe vendin do ta dërgonte në një krizë të thellë politike dhe institucionale, nëse ky proces do të deformohej në finalen e tij", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, këto dy parti duhet të bashkohen vetëm me një qëllim, që t’i japin vendit stabilitet.

"Unë besoj se mbi këtë rezultat do të reflektojnë arsyeshëm edhe LVV-ja edhe LDK-ja, të cilat pa humbur kohë duhet të merren vesh për ta formuar koalicionin qeverisës për t'i dhënë vendit institucione stabile, legjitime dhe kredibile për ta qeverisur vendit dhe për t'i adresuar më kohë të gjitha problemet të lënë jo vetëm të pazgjidhura por akoma të rënduar nga keqqeverisja e PAN-it”, ka potencuar Haziri.

Tutje, ai ka shtuar se vonesa nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vetëm sa i lë hapësirë PDK-së që të luaj me kartat e fundit.

"Neglizhenca e këtyre dy subjekteve politike, prolongimet për formimin e qeverisë, do të krijoj hapësirë për PDK-në, që të luaj me kartat e fundit të saj për të krijuar përçarje dhe mosmarrëveshje në mes dy partive LVV-së dhe LDK-së për tua pamundësuar krijimin e koalicionit qeveritar. Kjo më pasë do të prodhonte një situatë të rrezikshme të destabilitetit politik të vendit, dhe jo vetëm që Kosovës do t'i kushtonte shumë shtrenjtë edhe në aspektin e brendshëm por edhe në rrafshin ndërkombëtar, sidomos në sferën e integrimeve euro-atlantike. Një situatë e tillë i konvenon vetëm PDK-së, dhe as shkuarja në zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk do mund ta shtendoznin situatën politike", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)