Ndizet alarmi për Kosovën: Ja skenarët për realizimin e planit të fshehtë nga Thaçi-Vuçiq

  • 18 October 2019 - 07:43
Ndizet alarmi për Kosovën: Ja skenarët për realizimin e planit të fshehtë nga Thaçi-Vuçiq

“Përderisa urdhërdhënësit dhe autorët e vrasjeve politike të shqiptarëve shëtisin të lirë, aksionet e tilla improvizuese në veri të vendit për interesat e përkohshme të politikës përveç se janë të rrezikshme, çojnë "ujë" në "mullirin" e Vuçiqit, derisa Kosova është akoma me qeveri në ikje, pa institucione stabile, kurse aksionet e tilla mundë të çojnë në rebelimin e serbëve të veriut, për të provokuar në destabilizimin e situatës dhe realizimin e planit të fshehtë Thaçi Vuqiq për ndarjen e veriut”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse e konsiderojnë interes nacional të pa diskutueshëm, shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit të shtetit në gjithë territorin e vendit, analistët politikë e kanë kritikuar aksionin e njësiteve policore të Kosovës në veri të vendit ditën e mërkurë, të njëjtën ditë kur temë dite ishte edhe vendimi për tërheqje të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Image
florim Zeqa

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, koordinimi i aksionit policor me të njëjtën ditë ishte një lojë jo serioze e qeverisë së dështuar në ikje, për ta rikthyer vëmendjen atje dhepër anashkaluar përqendrimin e vëmendjes së qytetarëve me dështimin e anëtarësimit në Interpol.

"Përkushtimi" i shtetit të Kosovës për zbardhjen e vrasjes së liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviq, përkatësisht aksioni i njësiteve policore të Kosovës ishte improvizim i radhës i ushtrimit të forcës vetëm për ta rikthyer vëmendjen atje, për të krijuar një situatë të re dhe prodhuar lajm, për të anashkaluar përqendrimin e vëmendjes së qytetarëve me dështimin e anëtarësimit në Interpol dhe helmimin e zyrtarëve të QNR-së nga Serbia, sikurse në kohën e Millosheviqit, kur dihet se hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka kohë që kanë përfunduar, kurse të dyshuarit kryesor vazhdimisht raportohet se qëndrojnë të fshehur dhe mbrojtur nga autoritetet e shtetit serb, me dijet e të cilave edhe ka ndodhur atentatit ndaj politikanit serb Ivanoviq”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje, Zeqa konsideron lojërat e tilla janë të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e vendit, derisa nuk janë masë e veprimit në kontinuitet të funksionimit të shtetit në këtë pjesë të vendit, por zbatohen vetëm si veprime ad hok, kur politikës i nevojiten veprimet e tillë, për të mbuluar ndonjë dështim të madh në ndonjë fushë tjetër, sikur në këtë rast që është dështimi për herën e pestë, për anëtarësim në Interpol.

“Po të kishte veprim të koordinuar institucional, kriminelët kaherë do të kapeshin jo vetëm ata që vranë Ivanoviqin, por para së gjithash kriminelët që kryen krime kundër shqiptarëve në kohën e luftës dhe të pas luftës, edhe kriminelët e krimeve, vrasjeve me karakter të pastër politik, e që shëtisin të lirë gjithandej Kosovës. Përderisa urdhërdhënësit dhe autorët e vrasjeve politike të shqiptarëve shëtisin të lirë, aksionet e tilla improvizuese në veri të vendit për interesat e përkohshme të politikës përveç se janë të rrezikshme, çojnë "ujë" në "mullirin" e Vuçiqit, derisa Kosova është akoma me qeveri në ikje, pa institucione stabile, kurse aksionet e tilla mundë të çojnë në rebelimin e serbëve të veriut, për të provokuar në destabilizimin e situatës dhe realizimin e planit të fshehtë Thaçi Vuqiq për ndarjen e veriut”, shtoi Zeqa për Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas tij aksionet e tilla rrezikojnë seriozisht sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.

“Aksioni i improvizuar në veri të vendit, nuk është tregues i mbrojtjes së sovranitetit në veri, por sinjal që ajo pjesë po rrëshqet drejt ndarjes përfundimtare. "Përkushtimi" i pushtetarëve në ikje për zbardhjen e vrasjes së një armiku të shtetit të Kosovës dhe në anën tjetër injorimi i vrasjeve politike të qindra shqiptarëve është tregues i qartë se ky ishte vetëm një demonstrim mashtrues i forcës së shtetit, e jo fytyra reale e drejtësisë në vendin tonë”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)