Mediat tregojnë detajet e takimit që “doli jashtë shinave”, ndërmjet presidentit Trump dhe Demokratëve

  • 18 October 2019 - 10:33
Mediat tregojnë detajet e takimit që “doli jashtë shinave”, ndërmjet presidentit Trump dhe Demokratëve

Një takim i presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me përpjekjet për të zgjidhur krizën e re në Siri raportohet se “doli jashtë shinave”.

Sipas Business Insider, përcjell media e gjitha filloi pasi kryetarja e Dhomës së Demokratëve, Nancy Pelosi, i kishte thënë presidentit Trump se po i ofronte ndihmë presidentit rus Vladimir Putin në rajon duke tërhequr papritmas trupat amerikane.

Madje, sipas mediave të huaja, takimi me Demokratët dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë çoi në largimin e Pelosit nga takimi dhe të dy Trump dhe Pelosi kishin akuzuar njëri-tjetrin se “kishin dalë jashtë kontrollit”.

Duke cituar burime demokratike, The Associated Press dhe New York Times raportuan se takimi i tensionuar shpërtheu pasi Pelosi tha që Rusia gjithmonë kishte dashur një “terren në Lindjen e Mesme” dhe se tërheqja e papritur e Trump i kishte dhënë Rusisë atë që dëshironte.

“Të gjitha rrugët me ju na çojnë te Putini”, citohet t’i ketë thënë Pelosi, presidentit Trump.

 “Unë e urrej më shumë ISIS-in sesa ti”, citohet t’i ketë thënë Trump, Pelosit. “Ju nuk e dini atë”, u përgjigj Pelosi.

Ndryshe, tërheqja e papritur e trupave amerikane nga Siria është kritikuar gjerësisht si braktisja e kurdëve – aleatë të SHBA-së në luftën kundër grupit terrorist ISIS – dhe duke i lënë ata të hapur për një sulm ushtarak nga Turqia.

Gjithashtu, sipas BI, natyra kaotike e takimit ishte e dukshme nga rrëfimet kontradiktore të dhëna nga të dy palët pasi Pelosi u largua nga salla.

Ndërsa udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se Trump “fyente” Pelosin gjatë takimit, duke e quajtur atë një “politikane të shkallës së tretë”.

Schumer tha se takimi nuk ishte “një dialog”, por “një sulm verbal, një sulm verbal i keq”.

Pelosi tha se Trump ishte “tronditur” nga votimi me shumicë dërrmuese për të dënuar veprimet e Trump në Siri, sipas The Hill.

(Kosova Sot Online)