Mediat greke për veton e Francës: Sot pritet një “kundërsulm” gjerman mbi Macron

  • 18 October 2019 - 12:53
Mediat greke për veton e Francës: Sot pritet një “kundërsulm” gjerman mbi Macron

Mediat greke shkruajnë se sot, ne diten e dyte te samitit ne Bruksel ku do te diskutohet per zgjerimin e unionit nga 28 vendet anetare, “pritet një “kundërsulm” gjermane që të përkulë francezët te cilet kane vendodur veton per fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë”.

“Një kundërsulm gjerman pritet në mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian që synon rrëzimin e vetos franceze për perspektivën e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë. Debati deri natën vone i 28 udhëheqësve ditën e djeshme, ne diten e parë të samitit përfundoi me bllokim. Pala franceze ka refuzuar të pajtohet jo vetëm për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë, por edhe për të gjitha alternativat që janë paraqitur ose për të ndare kandidaturat e dy vendeve fqinje duke promovuar kërkesën e maqedonasve, ose per propozimin që negociatat të fillojnë në prill ose maj 2020”, shkruan Protothema, citon Panorama.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë një qëndrim të pakthyeshem, duke insistuar në veton e vendit te tij dhe nuk pranon të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Shkupin në BE.

“Jo”-ja franceze nuk u tërhoq edhe kur u bënë propozime kompromisi për të ndarë proceset e anetaresimit per dy vendet kandidate për të mirën e Shkupit. Macron as nuk u tërhoq kur 25 nga 28 evropianët propozuan të bien dakord me shkrim dhe të përfshijnë konkluzionet se vendimi për të filluar negociatat me Shkupin dhe Shqipërinë do të merret në prill ose maj të vitit 2020. 

(Kosova Sot Online)