Prindërit e Astrit Deharit mbajnë konferencë për media, pasi i refuzoi Prokuroria

  • 18 October 2019 - 16:03
Prindërit e Astrit Deharit mbajnë konferencë për media, pasi i refuzoi Prokuroria

Pas refuzimit të Prokurorisë Themelore në Prizren për t’ua dhënë ekspertizën në origjinal, prindërit dhe bashkëshortja e Astrit Deharit kanë njoftuar se do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 17:00, në zyrën e avokatit Tomë Gashi.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Pas refuzimit të Pokurorisë Themelore në Prizren për dhënien e raportit-ekspertizës të Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjnial- në gjuhen në të cilën është përpiluar, Prindrit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari së bashku me bashkëshorten e Astritit Artën dhe avokatin e tyre Tomë Gashi do të mbajnë sot më 18.10.2019 në oren 17.00h Konferncë për media në zyren e avokatit”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka folur para mediave pasi që nuk ia dha raportin e ekspertizës familjes së Astrit Deharit.

Shala ka thënë para mediave se raporti do t’u dorëzohet familjarëve pasi që i njëjti të përkthehet.

Për t’u bërë kjo do të duhen tre ditë, ka deklaruar Shala.

(Kosova sot Online)