Në Jarinje nga policia serbe ndalohen dy pjesëtarë të FSK-së

  • 19 October 2019 - 21:47
Në Jarinje nga policia serbe  ndalohen dy pjesëtarë të FSK-së

Dy pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga policia serbë në kufirin Kosovë Serbi, saktësisht në Jarinje.

Të dy ushtarët, një burrë e një grua, kanë nacionalitet serb nga Zubin Potoku.

Lajmin për media  e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK’së, Ibrahim Shala.

“Është e vërtetë se ushtarët e FSK’së janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi, e më pas janë liruar”, ka konfirmuar Shala.

Sipas Shalës, pjesëtarët e FSK’së janë ndaluar për pak kohë e më pas kanë vazhduar rrugën pa ndonjë incident.

“Ushtarët e FSK’së janë ndaluar nga policia serbe, por janë liruar menjëherë pas pak kohe dhe kanë vazhduar rrugën pa ndonjë incident tjetër”, ka thënë Shala.

(Kosova Sot Online)