Loja me rinumërimin e 530 vendvotimeve, vjen akuza: Ja kush qëndron prapa

  • 20 October 2019 - 07:08
Loja me rinumërimin e 530 vendvotimeve, vjen akuza: Ja kush qëndron prapa

“Nuk është vetëm tek blerja e votës nga qytetari, tani si një fenomen shumë i rrezikshëm po na del të jetë edhe manipulimi i votës nga komisionerët, që prapë edhe këtu mund të flasim se kemi të bëjmë , po ashtu me shitblerje dhe këto janë fenomene që e rrezikojnë demokracinë që në themelet e saja, pra vullnetin e qytetarëve dhe sit ë tilla duhet patjetër të hetohen, duke ashpërsuar masat për komisionerët dhe administratorët e tjerë të procesit të zgjedhjeve”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Vendimi i KQZ-së për të dërguar në rinumërim të ri 530 vendvotime, për shkak të parregullsive të mëdha që janë hetuar gjatë bartjes së të dhënave, sipas analistëve politikë dhe njohëseve të proceseve elektorale, dëshmon se sa skandaloze ka qenë përpjekja për vjedhjen e votave brenda llojit, në mes të kandidatëve të të njëjtit subjekt politik, ngase janë zbuluar me qindra raste kur subjekti nuk ka fare vota, ndërsa kandidatët kanë vota në numër shumë të madh.

Është zbuluar po ashtu në dhjetëra e qindra raste në të cilat kandidati për deputet, ka më shumë vota se vet subjekti, e kjo është bërë dhe hetuar në 89 vendvotime.

Krejt ky manipulim i votave, edhe sipas konstatimit të anëtarëve të KQZ-së, është bërë nga komisionerët e partive politike të cilët janë korruptuar nga kandidatët për deputet.

Analisti politik, Nexhat Haziri kërkon që të ashpërsohen akoma më shumë masa ndëshkuese për komisionerët tregtar votash të blerë nga rrjetet kriminale brenda partive politike.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo tregon se qetësia që i karakterizoj votimet e 6 tetorit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk ishte ajo që mundi edhe ti mbuloj apo ti relativizoj deformimet e tjera, siç ishte shitblerja e votës, e më pas edhe menaxhimi i saj gjatë procesit të numërimit, një proces që tani po del të jetë I deformuar në masë të madhe dhe kjo faktohet me adutitimin që iu është formularëve të proceduar me votat e subjekteve politike por edhe të kandidatëve për deputet, çka ka bërë që jo pak vendvotime të shkojnë në rinumërim”, tha Haziri për “Kosova Sot Online “.

Ndryshe, Haziri thotë se tregtimi i votës që po shihet si dukuri skandaloze në Kosovë, është një sëmundje kronike e politikës në Ballkan, që nuk mundë të eliminohet pa ashpërsimin akoma më të madh të masave ndëshkuese.

“Sa e përket shitjes dhe blerjes së votës, kjo është një fenomen ballkanik, dhe ne në Kosovë nuk mund të jemi imun ndaj këtij fenomeni, sidomos kur klasa politike në Kosovë në një masë jo të vogël përbëhet nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe fitimet që vijnë nga këto veprimtari janë ato që edhe ndikojnë apo edhe përcaktojnë në një masë të madhe se nga do të shkoj vota e qytetarëve në zgjedhje”.

“Nuk është vetëm tek blerja e votës nga qytetari, tani si një fenomen shumë I rrezikshëm po na del të jetë edhe manipulimi I votës nga komisionerët, që prapë edhe këtu mund të flasim se kemi të bëjmë, po ashtu me shitblerje dhe këto janë fenomene që e rrezikojnë demokracinë që në themelet e saja, pra vullnetin e qytetarëve dhe sit ë tilla duhet patjetër të hetohen, duke ashpërsuar masat për komisionerët dhe administratorët e tjerë të procesit të zgjedhjeve, por masa dhe ndëshkime edhe për ata që qëndrojnë pas këtyre komisionerëve, pasi këta të fundit nuk do të futeshinin në këtë veprim pa qenë të urdhëruar apo të angazhuar nga dikush, dhe ky “dikush” nuk është gjithkush, por njerëz të fortë të politikës dhe të biznesit”, përfundoi analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)