Gjendet një 30 vjeçar i vdekur në Pejë

  • 20 tetor 2019 - 12:17
Gjendet një 30 vjeçar i vdekur në Pejë

Në rrugën  “Lidhja e Prizrenit” në Pejë është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmin për  media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Ka ndodhë një rast në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë sot rreth orës 10:15. Policia e Kosovës është informuar për këtë rast, një person është gjetë pa shenja jete; këtë e ka konstatu ekipi mjekësor. Rasti momentalisht është duke u cilësu si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Rugova ka bërë me dije se viktima është rreth 30 vjec.

(Kosova Sot Online)