Haziri i reagon ashpër Vetëvendosjes: Këtë nuk do ta lejojmë...

  • 20 tetor 2019 - 12:22
Haziri i reagon ashpër Vetëvendosjes: Këtë nuk do ta lejojmë...

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po thotë se partia e tij nuk do të lejojë kapjen e re të Shtetit.

Haziri ka shkruar në Facebook sr LDK’ja ka qenë gjithmonë gardiane e demokracisë, sado fragjile të ketë qenë ajo.

“Të jeni të sigurt se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar Haziri.

Ai shton se sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.

“Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet”, ka shkruar Haziri. 

Ky reagim i Hazirit vjen pasi nënkryetari i Vetëvendosjes, Bislim Bislimi, sot ka paralajmëruar zhbërjen e vendimeve të Qeverisë na largim.

Po ashtu, ka thënë se edhe konkurset dhe rehatimet politike që po ndodhin në këtë kohë do të anulohen.

Ky paralajmërim vjen pasi Ministritë dhe agjencitë qeveritare kanë hapur vende të reja pune dhe kanë bërë avancime të stafit të tyre.

“Ata që keqpërdorin tranzicionin qeverisës, do të mbajnë përgjegjësi. Vendimet dhe emërimet e tyre do të zhbëhen”, ka paralajmëruar Bislimi.

(Kosova Sot Online)