Vuçiq për Kurtin: Ai është kërcënim i hapur, por askush...

  • 20 October 2019 - 12:58
Vuçiq për Kurtin: Ai është kërcënim i hapur, por askush...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se deklarata e Albin Kurtit se do të zgjedh problemin më të madh të Kosovës– praninë e Serbisë në veri e kupton si kërcënim të hapur por ka porositur se askush as Kurti nuk do mund të rrezikoj serbët, shkruan “B92”.

"Nuk dua të përgjigjem me fjalor lëndues, mundem vetëm të them se nuk do rrezikohen serbët ", ka thënë ai duke shtuar se shqiptarët janë tepër nervoz sepse po shohin se nuk po ju ecin gjërat siç kanë planifikuar.

Ata sot po bëjnë atë që ne kemi bërë në fund të etapës socialiste nga 1987 deri 1995, kur kemi pasur “shqiptar lojal”, por nuk e kemi kuptuar se shumica shqiptare që ishin kundër kësaj.

"Sot ata gjetën Rada Trajkoviç dhe Rashiç, ata që kanë dy për qind mbështetje të serbëve. Për dallim nga ne më herët, kur kishte sistem njëpartiak, ata sot mund të shohin ekzakt kush sa ka mbështetje. Tash keni matur se nuk e kanë mbështetjen as një për qind, por doni të punoni me ta, por nuk doni të punoni me ata që përfaqësojnë popullin serb. Nuka jam i lumtur për këtë, por i kënaqur që po bëni gabime sikur ne” ka thënë ai. 

Lidhur me kinse helmimin me zarfe nga Serbia, ai u shpreh se kjo është farsë më të marrë, të gjithë e dinë se nuk ka asgjë nga kjo dhe kjo është konfirmuar edhe nga mjekët shqiptar.

Ai ka përsëritur se ka kërkuar nga BE pyetjen a i kemi helmuar ne shqiptarët me antraks apo me diçka tjetër.

"Për Maja Kocijançiq kam pasur gjithnjë pyetje tjetër, dhe ka të bëjë të drejtat e serbëve në Slloveni. Unë kam bërë mahi, sepse e gjithë bota ka parë tregimin për helmim, mediat pro shqiptare rreth helmimi nga Serbia, ndërsa tash heshtin ", sqaroi ai.

Vuçiq ka treguar se njerëzit në Serbi nuk janë të gatshëm që të dëgjojnë të vërtetën, sepse kanë vesh të butë dhe më së tepërmi duan të dëgjojnë përralla, me të cilat jemi ushqyer se jemi të pazhdukshëm dhe do të dëbojmë përtej bjeshkëve të nemura.

"Unë nuk dua të gënje njerëzit ", porositur ai lidhur me deklaratat e tij real për gjendjen në Kosovë.

(Kosova Sot Online)