Pakistanezi 23-vjeçar, por ende vazhdon të rritet

  • 20 October 2019 - 13:17
Pakistanezi 23-vjeçar, por ende vazhdon të rritet

2 metra e 33 centimetra i gjatë dhe në moshën 23-vjeçare një pakistanez vazhdon ende të rritet. Vështirësia më e madhe e tij është në gjetjen e veshjeve ndërsa vajzat bëjnë garë për t’u martuar me të.

Në qytetin pakistanez të Mansehra jeton një 23-vjeçar i  cili aktualisht është 2 metra e 33 centimetra i gjatë dhe vazhdon të rritet, ai quhet Muhammad Amin Tanoli.

Në moshën 16-vjeçare ai ishte vetëm një metër e 52 centimetra i gjatë, por brenda katër vitesh ai u zgjat 41 centimetra të tjerë duke vazhduar të rritet me 10 centimetra në vit.

Vetëm në tre muajt e fundit ai është zgjatur 7.6 centimetra dhe vazhdon të zgjatet ende.

Ka avantazhe dhe pengesa me një gjatësi të tillë: është e vështirë të gjejë veshje dhe këpucë. Por në të njëjtën kohë vajzat janë në garë për t’u martuar me ‘të.

Por për momentin ai as e mendon martesën. Djali mendon të thyejë rekordin botëror të gjatësisë, i cili aktualisht mbahet nga turku Sultan Kosen me një gjatësi prej 2 metrash e 51 centimetrash.

(Kosova Sot Online)