“Më thërrmove zemrën” Deputetja reagon mbi vdekjen tragjike të të vëllait

  • 20 October 2019 - 17:59
“Më thërrmove zemrën” Deputetja reagon mbi vdekjen tragjike të të vëllait

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka reaguar për herë të parë për vdekjen e të vëllait mbrëmjen e djeshme në tunelin e rrugës Tiranë- Elbasan.

Me pak fjalë, deputetja shkruan se Zoti i ka marrë shumë nga jeta, duke kujtuar kështu edhe vdekjen e motrës së madhe, e cila humbi jetën një vit më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë ? “-shkruan deputetja teksa fjalet i ka shoqeruar me nje foto me te vellane.

Elton Maçolli 42 Vjeç, punonte tek Regjimenti i Farkës si pilot helikopteri. Ai e humbi jetën pas përplasjes me një maune në tunel. Makina e tij ka marrë flakë pas impaktit duke i marrë jetën.

(Kosova Sot Online)