Kjo është pamja e bariut shqiptar pas sulmit nga ariu

  • 20 October 2019 - 18:54
Kjo është pamja e bariut shqiptar pas sulmit nga ariu

Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, që u sulmua sot nga një ari ka mbërritur në Tiranë. Transporti i tij është bërë me helikopter dhe tashmë ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet nën kujdesin e mjekëve.

Onuzi ka plagë të shumta në fytyrë, krahë, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit si pasojë e sulmit nga ariu.

Image

 “Me Ekrem Onuzin, sfidantin e ariut të murrmë! Me disa dëmtime por falë zotit jashtë rrezikut per jetën. Shërim të shpejtë dhe të plotë Ekrem Onuzi!”, shkruan një qytetar që ka publikuar dhe foton e Onuzit.

Bariu Ekrem Onuzi është sulmuar nga një ari teksa po kulloste bagëtitë e tij. Prej dy orësh është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopter, por mjeti i transportit është vonuar ndërkohë që i plagosuri lufton me vdekjen. Banorët e zonës bëjnë me dije se gjendja e 45-vjeçarit është shumë e rëndë.

(Kosova Sot Online)