Zyrtare: Deklarata e Vetëvendosjes për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

  • 20 October 2019 - 20:58
Zyrtare: Deklarata e Vetëvendosjes për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga zyra për media e VV’së i kanë konfirmuar medias se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

(Kosova Sot Online)