46 vjeçari shqiptar përplaset për vdekje

  • 20 October 2019 - 21:04
46 vjeçari shqiptar përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në zonën e Farkës, ku një person ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes me një makinë

Drejtuesi i makinës me inicialet E.Ç ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete, shtetasin me inicialet L.M, 46 vjeçar. 46 vjeçari ka mbërritur në spital me plagë të rënda dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)