PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për rinumërim të rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

  • 21 October 2019 - 15:32
PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për rinumërim të rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e afro 5 mijë fletëvotimeve të votuese jashtë Kosovës, të pranuara në KQZ prej datës 08.10.2019 deri më datë 11.10. 2019.

Sipas vendimit, PZAP ka hedhur poshtë ankesën e LVV’së për numërimin  e 4 mijë e 639 fletëvotimeve.

Paneli ka konstatuar se pretendimet ankimore për mos numërimin e 4639 pakove me fletëvotime të ardhura me postë nga qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e të cilat nuk kanë ardhur dhe numër5uar në QNR, nuk mund të jetë objekt i vlerësimit në këtë fazë të procesit zgjedhor, për faktin se, KQZ’ja ende nuk ka marrë vendim lidhur me rinumërimin e këtyre fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, ashtu siç del edhe nga vet përgjigja në ankesë e KQZ’së, e parashtruar më datën 19.10.2019”, thuhet në vendimin e PZAP të bërë publik së fundmi.

E lidhur me rastin konkret nga PZAP, po deklarojnë se  KQZ ende nuk ka marrë vendim lidhur me këtë çështje, prandaj paneli vlerëson se nuk është nën juridiksionin e këtij institucioni që në këtë fazë të procesit të venosë lidhur me numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Nga PZAP thonë se marrin vendime vetëm pas vendimeve të KQZ;së. Rreth këtij rasti nga KQZ nuk është marrë ende ndonjë vendim lidhur me rinumërimin apo refuzimin për rinumërim të 4639 pakove me fletëvotime të ardhura nga votuesit jashtë vendit.

Megjithëkëtë këtë, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

Në anën tjetër zyrtarë të LVV’së, gjatë javës së kaluar ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.

“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”, kishte shkruar zyrtari i VV’së Adnan Rrustemi.

“Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, thuhej në ankesën e LVV’së.
 

(Kosova Sot Online)