Nuk do ta besoni ku është streha e preferuar e arinjve - flet bariu

  • 21 October 2019 - 16:31
Nuk do ta besoni ku është streha e preferuar e arinjve - flet bariu

Një ari i tillë i murrmë të dielën plagosi rëndë një bari në Kukës. Ky që shikoni në video është filmuar në të njëjtën ditë në Rrugën e Kombit teksa vrapon maleve.

Ekrem Onuzi, 45-vjeç, nga Kukësi u sulmua paraditen e djeshme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë. Për pasojë bariu ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.

Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sasat, në bjeshkët e Gjalicës.

Sulme të ngjashme nga arinjtë ndaj banorëve të zonave të thella në Kukësit janë shënuar edhe më herët.

(Kosova Sot Online)