Maratona e KQZ’së, ja kur përfundon rinumërimi tërësisht

  • 21 October 2019 - 16:35
Maratona e KQZ’së, ja kur përfundon rinumërimi tërësisht

Të mërkurën pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 532 vendvotimeve, derisa po këtë ditë pritet të fillojë edhe procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i ka thënë medias se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 352 vendvotime. Deklaron se rinumërimi i të gjitha vendvotimeve do të përfundojë të mërkurën.

Elezi ka thënë se pas rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të planifikuara do të fillohet me rinumërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

“Deri më tani (e hënë, 16:00) janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54% nga 530 sa janë planifikuar. Pas rinumërimit do të fillojmë me numerimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi. 

(Kosova Sot Online)