Vuçiq i vendosur në kërkesën për ndarje : S`ka njohje të Kosovës në kufijtë aktual

  • 22 October 2019 - 08:50
Vuçiq i vendosur në kërkesën për ndarje : S`ka njohje të Kosovës në kufijtë aktual

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual.

Ai në një intervistë për Standardin e Vjenës ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi, transmeton media .

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.

(Kosova Sot Online)