Arrestohet 26 vjeçari, i cili me armë të ftoha i grabiti familjarët

  • 22 October 2019 - 11:09
Arrestohet 26 vjeçari, i cili me armë  të ftoha i grabiti familjarët

Ishte në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, bie në prangat e Policisë Mallakastër. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin  M. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 22 mars 2019, 26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M. (të cilët janë arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes), pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh.

Pas punës së mirëorganizuar nga policia e Mallakastrës, u arrestuan 2 nga autorët më datë 23 mars 2019 dhe u kap mbrëmjen e djeshme bashkëpunëtori i tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Te lidhura

FOTO nga paparazzi/Kujtim Gjuzi shkon me makinë të re në Kuvend dhe bllokon edhe hyrjen

Olta Gixhari flet për jetën e saj: I dashuri im sekret dhe dy filmat që kam realizuar

Zbardhet axhenda/ Sot mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE, asgjë e re nga takimi Merkel-Makron

Elton Ilirjani: Dikur simpatizoja Redon Makashin, i mrekullueshëm më duket Fatos Nano. Ja kush është mashkulli ideal për mua

Djalin ia kërkon Policia, avokati nxjerr SMS me Ramën: Mos e përdor këtë telefon, po ta përsëris!

(Kosova Sot Online)