Nuk do ta besoni, ja edhe sa vota i duhen Nisma-AKR për ta kaluar pragun

  • 22 October 2019 - 14:49
Nuk do ta besoni, ja edhe sa vota i duhen Nisma-AKR për ta kaluar pragun

Nga numërimi i votave, pa përfshirë ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, koalicioni Nisma-AKR-PD, ka arritur të marrë 39 mijë e 495 vota apo kthyer në përqindje i bie 4.96 %.

Por, pavarësisht këtij rezultati, Nisma Socialdemokrate është duke shpresuar në votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuar, të cilat pritet të nisin së numëruari të premten. 

Media, ka mësuar nga burime të sigurta brenda KQZ-së, se shifra e cila i duhet koalicionit Nisma-AKR-PD, për të arritur pragun prej 5%, është më e vogël se 100 vota.

Ky burim, ka saktësuar  se numri i votave që i duhet këtij koalicioni është vetëm edhe 27 vota.

(Kosova Sot Online)