Flet Kurti: Ja kur pret të bëhet kryeministër

  • 22 October 2019 - 20:29
Flet Kurti: Ja kur pret të bëhet kryeministër

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri në pritje i Kosovës, në një intervistë për Alsat, thotë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarësimin në BE.

Ai thotë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për vetëm me qëllim anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Iniciativat rajonale me siguri që janë të nevojshme, por absolutisht nuk mund ta zëvendësojnë integrimin Evropian. Nuk mund të themi ne që nuk po integrohemi në BE, e po bëjmë ndonjë gjë ndërmjet veti këtu”, deklaroi Kurti.

Vlerëson si akt përgjegjësie shkuarjen në zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, por thotë se tani nga pozitat e Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës nuk e di nëse do të mbështesin ndonjë subjekt politik shqiptar hapur gjatë fushatës.

“Unë nuk mund të them sot se do të mbështesim këtë apo atë subjekt”, Kurti, duke iu referuar partive politike shqiptare në Maqedoninë Veriore.

Albin Kurti pret që të vizitojë Maqedoninë, të ketë marrëdhënie më të afërta me Shqipërinë por për t’u stabilizuar plotësisht rajoni, thotë që Serbia duhet të pajtohet me realitetin se Kosova është shtet i pavarur:

“Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë kalon nëpërmes normalizimit të Serbisë si të tillë. Në Kosovë është tentuar gjenocidi. 860 mijë shqiptarë janë deportuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 1999. Mbi 1 milion prej shtëpive të tyre, i kemi 20 mijë vajza e gra të përdhunuara, gjallë janë ato të gjitha”, theksoi kreu i VV-së, Albin Kurti.

Albin Kurit tha se me LDK-në janë marrë vash se qeveria e re do ketë 12 ministri, dhe se pret sa më parë në nëntor ta marrë edhe zyrtarisht postin e Kryeministrit.

(Kosova Sot Online)