Ja kush e thotë: Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut

  • 22 October 2019 - 21:24
Ja kush e thotë: Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka folur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre. Ahmeti ka thënë se LDK ka qenë e unifikuar pas saj dhe se nuk ka pasur përçarje siç është thënë.

Image

“Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut”, ka thënë Ahmeti.

“Janë përmendur disa emra individual si pengesa të mundshme, por asgjë nuk është e vërtet. E gjithë LDK’ja ka qenë pas Vjosës në këto zgjedhje”

Tutje Ahmeti ka komentuar edhe deklaratën e Veliut pas zgjedhjeve i cili kishte thënë se LDK nuk ka fituar zgjedhjet dhe se për këtë duhet të kërkohet llogari.

“Pajtohem me Veliun se nuk jemi fitues. Por ka rritje”, shtoi kryetari i Lipjanit


(Kosova Sot Online)