Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Ahmetit: Ja faktet për shantazhet dhe lidhjet me krimin

  • 23 October 2019 - 07:54
Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Ahmetit: Ja faktet për shantazhet dhe lidhjet me krimin

“Pas ardhjes në pushtet për kryetar të Shpend Ahmetit, përmes LVV-së, Shpendi e kishte autorizuar nënkryetar të tij Daradan Sejdiun si "një shef të krimit të organizuar dhe koordinator i "CEO-s, organi i nëntokës kriminale të ndërtimit, që vepron kryesisht në terr dhe natën, dhe sundon 100% kryetarin, Asamblenë dhe qeverinë komunale të Prishtinës , ngase asnjë vendim në Asamble dhe as nga kryetari dhe as nga drejtoritë nuk realizohet kurrë pa qenë i urdhëruar nga organi i krimit të organizuar si një CEO i natës dhe i territ”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas humbjes dhe dështimit katastrofal të Shpend Ahmetit në zgjedhjet e 6 tetorit, njohësit e zhvillimeve politike në vend konsiderojnë se Shpend Jahti, sikur që e mori nofkën pas kapjes me presh për dore në jahtin e Devollëve, është bërë plotësisht jo legjitim në pozitën e kryetarit të Prishtinës. Kështu thotë edhe analisti politik, Gani Qarri.

“Ndaj pas debaklit të pësuar në zgjedhje ,Shpend Ahmeti do duhej urgjentisht te ikte vet, përndryshe duhet te shkarkohet nga Asambleja komunale, respektivisht të përgjigjet për të bëmat kriminale, për bllokimet dhe për nënshtrimin e tij ndaj mafio-oligarkëve dhe "nëntokës kriminale" e cila po e udhëheq dhe për të cilën punon natë e ditë e pa ndalshëm, e sidomos nga viti 2015 e deri me sot kur filluan plasaritjet e përplasjet me kreun e LVV-së Albin Kurtin”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image
Gani Qarri

Për aq më tepër, sipas Qarrit Shpend Ahmeti nuk është i vetëm, as nuk ka qenë edhe në të kaluarën, në lidhjet kriminale me nëntokën që po e shkatërron Prishtinën, pasi ai funksionon si një grup më i gjerë i mirë organizuar.

“Përveç Shpend Ahmetit, me "nëntokën kriminale të ndërtimit", kishin negociuar dhe bërë marrëveshje edhe dy Dardanët, që gjatë dhjetorit 2013 dhe deri ne prill 2014 kur kishin përfunduar negociatat me krimin e organizuar e të cilat në emër të z. Ahmeti i kishte udhëhequr Dardan Sejdiu,që edhe kishte autorizimet nga Shpendi. Marrëveshja me "nëntokën" kishte precizuar, pikërisht rregullat e "Lojës së madhe kriminale" për tërë Kryeqytetin, ashtu që të gjitha vendimet janë marr për gjithçka, si: për planet rregullative, për lejet e ndërtimit, për marrëveshjet e ndërtimit me "PPP" duke përdorur tokat publike të Komunës për nevoja të mafio oligarkëve kryesor që përbëjnë edhe organin më të lartë ose " CEO-n e nëntokës kriminale të ndërtimit",në Kryeqytet”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, ky grup është aq i besueshëm, saqë lidhjet e tij shkojnë deri në kupolat më të larta politike të qeverisjes së vendit, Qeveri dhe Presidencë, prandaj vepron pa pengueshëm edhe nga organet e drejtësisë.

“Ata janë mu njerëzit e zgjedhur e më të besueshëm të mafio-politikës në majat e pushtetit komunal, të pushtetit në qeverinë e Kosovës,në Kuvend dhe deri në Presidencën e vendit që paraqet edhe majën e "Kupolës" ose si të një "Piramide kriminale" të cilët sundojnë 100% Kryetarin e Komunës dhe përmes tij edhe Asamblenë komunale dhe Bordin e drejtorëve ose qeverinë komunale, ku i kalojnë pa pengesa të gjitha vendimet e tyre nëpër drejtoritë e organet komunale të Prishtinës”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, këtë trashëgimi kriminale, Shpend Ahmeti me grupin e tij e kanë pranuar nga mandati i qeverisjes nga LDK, pasi dihet fort mirë se zyrtari më lartë për bashkëpunim me këtë "Organ të territ e natës", që nga themelimi rreth vitit 2003, dhe deri në nëntor 2013, ishte udhëhequr nga Sami Hamiti, atëherë ish-Krye shef i Qeverisë komunale deri më 2008, dhe pastaj kishte vepruar nga pozita e Kryesuesit të Asamblesë komunale deri në nëntor të vitit 2013, kur në pushtet vjen VV-ja.

“Pas ardhjes në pushtet për kryetar të Shpend Ahmetit, përmes LVV-së, Shpendi e kishte autorizuar nënkryetar të tij Daradan Sejdiun si një shef të krimit të organizuar dhe koordinator i "CEO-s, organi i nëntokës kriminale të ndërtimit, që vepron kryesisht në terr dhe natën, dhe sundon 100% kryetarin, Asamblenë dhe qeverinë komunale të Prishtinës, ngase asnjë vendim në Asamble dhe as nga kryetari dhe as nga drejtoritë nuk realizohet kurrë pa qenë i urdhëruar nga organi i krimit të organizuar si një CEO i natës dhe i territ”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Qarri, këtë e shpjegoi edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili di shumë se si funksionon Prishtina, me takime të fshehta të mafio-oligarkëve me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe Dardan Molliqajn, nëpër bodrume, edhe atë që nga viti 2003 dhe deri më sot 2019, ose për më shumë se 10 vite rresht, fillimisht përmes ish-komisarit për krim të organizuar Sami Hamiti, dhe pastaj nga viti 2013 deri me sot, përmes Dardan Sejdiut e Shpend Ahmetit, për 6 vite rresht.

“Duhet kujtuar me këtë rast,se me vendim të kësaj CEO-je ishte mbajtur në organizim të Dardan Sejdiut e Shpend Ahmetit e ashtuquajtura: "Konferenca e Investitorëve", kinse në gjetje të tyre dhe ata vet ishin aty përmes nivelit të dytë e të tretë të përfaqësuar në atë konferencë. Opinioni i gjerë ka pasur rast të dij se kishin në plan që të zhvatin edhe tokat e fundit publike komunale tek Boro-Ramizi, rreth 4 hektar toke në qendër të Prishtinës përmes marrëveshjeve "PPP", mandej planifikonin rreth 15 hektar tjerë te Stacioni i Autobusëve, ndërsa 4 hektar tek Fakulteti filozofik,por edhe të tjera”, ka sqaruar për “Kosova Sot”, analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu Qarri thotë se po bëhen rreth 12 vite që kjo lidhje kriminale po ua bllokon qytetareve prishtinas pronat individuale private, duke mos lejuar ndërtimin e tyre duke i kërcënuar dhe shantazhuar që pronat t'ua kalojnë në pronësi të mafio-oligarkëve të inkriminuar, ku edhe Dardani dhe Shpendi e kanë dhe e marrin tallin-ryshfetin milionësh prej tyre.

“Dihet botërisht se për këto veprime qytetarët e Prishtinës kanë ngritë e ushtruar Kallëzime penale kundër kësaj dysheje kriminale në prokurorinë speciale për më shume se para 2 vitesh dhe PSRK nuk po vepron ngase dyshohet se "CEO-ja e nëntokës kriminale të ndërtimit" ka autoritetin e vet edhe në qeverinë komunale të Prishtinës, si dhe në qeverinë qendrore, por edhe në Presidencë, e cila fatkeqësisht "sundon" mbi Prokurorinë Speciale të Kosovës por edhe mbi gjykata e vendit, të cilat i janë të nënshtruara dhe shkelin ligjin në mbrojtje të këtij krimi të organizuar e mirë strukturuar në të tre pushtetet, në të dy nivelet të kapura e të sunduara nga fuqia me duar të zgjatura të nëntokës kriminale, të ndërtimit përmes mafio-politikanëve dhe mafio-oligarkëve të inkriminuar thellë në krim të organizuar”, tha për fund, analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )