Procesi i rinumërimit të votave drejt fundit, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht

  • 23 October 2019 - 08:31
Procesi i rinumërimit të votave drejt fundit, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht

Procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt fundit.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, tash kanë mbetur vetëm 61 vendvotime për rinumërim.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka theksuar se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)