Përfundon takimi LVV-LDK, zbulohen detaje

  • 23 October 2019 - 16:48
Përfundon takimi LVV-LDK, zbulohen detaje

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media pas takimit me përfaqësues të Vetëvendosjes ka treguar për diskutimin që e kanë bërë sot.

Abdixhiku ka thënë se marrëveshja finale do të bëhet ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

"Takimi u zhvillua në frymë shumë pozitive dhe në përafrim të qëndrimeve mes dy partive. Dakorduam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme që synohet të drejtohet drejt temave të rëndëshsme. Kemi diskutuar për formatin e Qeverisë së ardhshme, për 12 ministri, se si do të duken ato. Takimi tjetër mbahet të hënën në orën 15:00, dhe çdo tre ditë do të mbahen takime. Në këtë fazë s’ka pajtim për emra të ministrive, sepse do të flasim për formatin dhe tema të tjera, e pastaj janë dy liderët që do të bëjnë marrëveshjen finale. Do të jetë në diskrecion të tyre për emrat",ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)