Kryetari i veteranëve tregon sa persona janë ftuar nga Gjykata Speciale

  • 23 October 2019 - 22:42
Kryetari i veteranëve tregon sa persona janë ftuar nga Gjykata Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka treguar se tre ish-pjesëtarë të UÇK’së janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve nga Gjykata Speciale.

Gucati ka thënë se nuk mund t’i bëjë pubike emrat e këtyre tre personave. Por, ai ka treguar se njërit prej tyre i është dërguar ftesa jashtë shtëpisë.

‘’Një është në Llap, epror i lartë. Atë e kanë ftuar në kafe, e thirrë dhe ju thotë që unë jam në FSK, nëse ma çon ftesën te shtëpia ose në zyre”, ka treguar Gucati.

“Kur ia kanë çuar në zyre, i kanë thënë paketoji teshat dhe merri me vete. Është absurditet i madh. E thirr në kafe, sokaqeve ose ia con ftesën në Viber, Facebook. As ftesën nuk ta cojnë tek shtëpia. Boll ka qenë e keqe gjykata serbe, por ftesën ta çojnë në shtëpi me letër”, është shprehur ai.

“Rasti tjetër është në Prizren, i dyshuar, i treti i Prishtinës. Ruhet privatësia’’, ka thënë Gucati.

(Kosova Sot Online)